Largimi i Spallettit i hap rrugë ardhjes së Contes

Largimi i Spallettit i hap rrugë ardhjes së Contes

Klubi zikaltër ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.

Ashtu edhe siç pritej, Interi shkarkon Luciano Spallettin nga posti i trajnerit pas dy sezoneve të kaluara së bashku.

As kualifikimi në Ligën e Kampionëve, nuk ka bindur presidentin Steven Zhang dhe drejtuesit e tjerë të klubit, për të vazhduar me Spallettin, të cilët vendimin për ta larguar atë e kishin marrë kohë më parë.

FC Internazionale njofton që Luciano Spalleti nuk është më trajner i skuadrës së parë. Ne si klub e falënderojmë trajnerin për punën dhe përkushtimin e dhënë gjatë kësaj periudhe që kemi kaluar bashkë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Largimi i Spallettit, i hap rrugë ardhjes së Antonio Contes në klub dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi në mënyrë që gjithçka të përfundojë sa i përket çështjes së trajnerit.