"Fadil Vokrri" pritet të ketë deri në 20 mijë ulëse

“Fadil Vokrri” pritet të ketë deri në 20 mijë ulëse

Kapaciteti në stadiumit “Fadil Vokrri” pritet të rritet deri në 20 mijë ulëse, këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Stadiumi i kryeqytetit do të zgjerohet në tribunat e veriut, jugut dhe lindjes dhe tashmë kanë nisur bisedimet mes komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit.

“Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin Fadil Vokrri, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut. Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Kapaciteti i tanishëm i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13.500 ulëse./21Media