Sot po mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë Interpol

Sot po mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë Interpol

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kjo është bërë e ditur përmes një komuntikate për media nga zyra e Kryeministrit.

“Sot, kur po mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë Interpol, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë për vitin e ardhshëm.”, thuhet në njoftim.

Qeveria e kishte tërhequr aplikacionin për anëtarësim në Interpol edhe në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar Kosova nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim./21Media