Barcelona kanë konfirmuar largimin e yllit turk nga skuadra

Barcelona kanë konfirmuar largimin e yllit turk nga skuadra

Mesfushori turk i cili nuk po mund të gjejë vend tek skuadra katalane, do të largohet drejt vendlindjes në formë huazimi.

Barcelona kanë konfirmuar se Arta Turan do të huazohet tek skuadra turke Istanbul Basaksehir në një huazim që zgjat deri në vitin 2020.

30 vjeçari do të kthehet në vendlindje pasi nuk ka arritur të paraqitet as edhe një herë për skuadrën e Ernesto Valverdes këtë sezon.

Mungesa e ndeshjeve e ka shtyrë atë që të kërkojë largimin, pasi dëshiron futboll të rregullt me ekipin startues.