Pamjet e para nga projekti, aktori i njohur pjesë e videoklipit

Pamjet e para nga projekti, aktori i njohur pjesë e videoklipit

Dikur mbase as nuk do të ishte paramenduar se Ledri Vula dhe Noizy do t’i bashkojnë forcat për të sjellë një projekt të përbashkët, shkruan rtv21.tv

Një kohë të gjatë ata ishin rivalë e madje edhe kënduan kundër njëri tjetrit, por me kalimin e viteve dyshja i rregulloi raportet dhe sot janë dy miq të afërt.

Ka kohë që publiku po e pret këtë bashkëpunim “bombastik”, por tani është koha që Ledri dhe Noizy ka vendosur t’i jep fund pritjes. Burime të afërta të artistëve treguan për portalin rtv21.tv se shumë shpejt ata të dy do të sjellin një këngë, xhirimet e së cilës po i bëjnë në Gjermani.

Në rrjete sociale Noizy ka qenë ai që ka ndarë më shumë pamje me adhuruesit, përderisa Ledri ka qenë më i tërhequr.

Pjesë e këtij videoklipi pritet të jetë edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Blerim Destani, i cili është mik i afërt i dy reperëve.

Ndonëse nuk dihet sakt se kur do të publikohet projekti, një gjë është e sigurt, “bomba” do të vij shumë shpejt!/21Media

/21Media