Këtë e ka bërë të ditur vetë ai

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai

Conor McGregor i ka dhënë fund karrierës nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”. Ylli irlandez i UFC-së, përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari.

“Hej, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të largohem nga sporti i njohur si “Artet Marciale” sot. Ju dëshiroj suksese kolegëve të mi të vjetër. Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë që kanë mbyllur karrierën. Pina Colada e duhur për mua!”, ka shkruar McGregor.


Javë më parë, Conor McGregor është arrestuar në Miami, nën akuzën se ka thyer telefonin e një fansi që u përpoq të bënte fotografi me Gregorin. Fansi dhe McGregori ishin duke u larguar nga hoteli, derisa fansi u përpoq të dilte në fotografi me të. McGregori e goditi telefonin e viktimës, duke ia gjuajtur për tokë. I pandehuri më pas e shkeli me këmbë disa herë.

Gjithashtu, irlandezi është duke u akuzuar edhe për grabitje të armatosur dhe disa vepra të tjera penale./21Media