E konfirmon Vitia

E konfirmon Vitia

Është konfirmuar se një person është shëruar nga COVID-19 në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

“Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.”, shkroi ai në Facebook.

Vitia ka treguar se sot janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë./21Media