Zyrtare: Prishtina nënshkruan me mbrojtësin Besir Ramadani

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin, FC Prishtina.
22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”, njofton klubi.
Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.
Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.
Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. /21Media

Back to top button