Një tjetër rikthim në Premier Ligë për italianin

Një tjetër rikthim në Premier Ligë për italianin

Fulham ka shkarkuar nga puna trajnerin Slavisa Jakonoviq pas rezultateve të dobëta këtë sezon që skuadra është kthyer në elitën e futbollit anglez.

Skuadra londineze ka regjistruar shtatë humbje radhazi dhe ndodhet në vendin e fundit të renditjes.

Klubi nga Craven Cottage nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar menjëherë Claudio Ranierin si trajner të skuadrës.

Ky i fundit shpalli kampion Leiceter Cityn në vitin 2016.

Misioni i Ranierit do të jetë shpëtimi i Fulham nga rënia në Championship.