Ribery te Fiorentina

Ribery te Fiorentina

Francezi Franck Ribery ka gjetur skuadrën e re. Ribery është transferuar tek skuadra italiane, Fiorentina dhe këtë sezon do ta mbajë fanellën viole.

Ai është pritur nga një numër i madh i fansave në aeroportin e Fiorentinës.

“Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Ribery në fjalët e para para tifozëve.

Për 36-vjeçarin ka patur interes të fortë nga disa skuadra në Arabinë Saudite, përfshirë këtu edhe Lokomotiv Moscow në Rusi.