Ndeshja zhvillohet më 1 qershor

Ndeshja zhvillohet më 1 qershor

UEFA ka vendosur edhe zyrtarisht referin i cili do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit që zhvillohet me 1 qershor në “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Slloveni, Damir Skomina do ta ndajë drejtësinë për herë të parë me sistemin VAR në një finale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë, se Skomina e dha penalltinë në favor të Manchester Unitedit ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skomina e ndau drejtësinë në finalen e Europa Leagues ndërmjet Manchester Unitedit dhe Ajaxit./kallxo