Terry bëhet me skuadër të re

Terry bëhet me skuadër të re

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, u largua nga klubi në përfundim të stinorit, por jo edhe nga futbolli.

Mbrojtësi ka vendosur t’i bashkohet Aston Villas, e cila luan në Championship për një pagë 68 mijë euro në javë.

Nuk kanë munguar ofertat në ligat më të forta për 36 vjeçarin, por dëshira e tij ishte ta vazhdonte karrierën në Angli me skuadrën nga Birminghami./21Media