Emery në krye të klubit londinez

Emery në krye të klubit londinez

Klubi i Arsenalit ka njoftuar se ish-trajneri i PSG-së, Unai Emery është trajneri i ri i klubit pas largimit të francezit, Arsene Wenger.

46 vjeçari, Emery ka qenë trajner i PSG-së për dy sezone ku kishte fituar tripleten më skuadrën franceze.

Po ashtu Emery ka qenë edhe trajner i Sevillës me të cilën kishte fituar Europa Ligën.

“Jam i kënaqur që jam bashkuar me një nga klubet e mëdha në lojë. Arsenali është i njohur dhe i dashur në të gjithë botën për stilin e lojës, angazhimin ndaj lojtarëve të rinj, stadiumin fantastik, mënyrën e drejtimit të klubit. Jam shumë i emocionuar që po më jepet përgjegjësia për të filluar këtë kapitull të ri të rëndësishëm në historinë e Arsenalit. Kam takuar Stan dhe Josh Kroenke dhe është e qartë se ata kanë ambicie të mëdha për klubin dhe janë të angazhuar për të sjellë sukses në të ardhmen. Unë jam i ngazëllyer për atë që mund të bëjmë së bashku dhe mezi pres që t’i jap gjithsecilit që e do Arsenalin disa momente dhe kujtime të veçanta “, ka thënë Emery pas emërimit në krye të klubit./21Media