Zyrtare: Valencia blen Zazan

Skuadra spanjolle ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me sulmuesin italian

Simone Zaza është edhe zyrtarisht një futbollist i Valencias. Klubi nga Mestalla ka nënshkruar kontratë me lojtarin deri në vitin 2021.

Lajmi për blerjen e futbollistit nga Juventusi e komunikuar klubi përmes faqes zyrtare.

“Simone Zaza do të jetë pronë e klubit të Valencias, duke filluar nga 1 korriku me një kontratë që kemi nënshkruar deri në vitin 2021, pas marrëveshjes që kemi arritur me Juventusin”.

Nga ky transfero Juventusi pritet të përfitojë 16 milionë euro dhe 2 të tjera bonuse varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Back to top button