“Zyrtarët milionera i kanë hartuar vet ligjet për deklarimin e pasurisë”

Demhasaj ka thënë se vet politikanët i kanë hartuar ligjet për deklarimin e pasurisë

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka thënë se një pjesë e zyrtarëve që janë milionera i kanë hartuar vetë ligjet për deklarimin e pasurisë dhe se qëllimisht ose jo këto ligje kanë zbrazëtira juridike, shkruan rtv21.tv

Demhasaj tha se në këto ligje nuk është e rregulluar pjesa për të deklaruar prejardhjen e pasurisë , mënyrën e fitimit të asaj pasurie dhe vlerën e pasurisë.

Demhasaj u ndal me theks të veçantë të vlera e pasurisë pasi që tha se disa zyrtarë kur iu konvenon të rrisin vlerën totale të pasurisë e mbivlerësojnë pronën e tyre dhe e kundërta kur ata dëshirojnë që pasuria e tyre të dalë më e vogël e deklarojnë në vlerë më të vogël./21Media

Back to top button