Ata thanë se koha s'ishte e duhur për lidhjen e tyre

Ata thanë se koha s’ishte e duhur për lidhjen e tyre

Ariana Grande dhe Pete Davidson janë zyrtarisht të ndarë, sipas TMZ.

Të dy ish-të dashuruarit u ndanë këtë vikend. Përderisa të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, të dy u pajtuan që koha ndaloi për lidhjen e tyre.

TMZ raportoi e para të dielën. Burimet e afërta me çfitin i treguan TMZ, që vendimi për ndarje ishte zgjedhje e përbashkët, si e këngëtares 25 vjeçare ashtu edhe e 24-vjeçarit, ata thanë që koha s’ishte e duhur.

Ndarja e çiftit erdhi pasi Grande përjetoi javë të vështira pas vdekjes së ish-të dashurit, Mac Miller, që vdiq nga mbidoza e drogës më 7 shtator, transmeton rtv21.tv

“Pas ngjarjeve të viteve të fundit, Ariana do të shërohet dhe ta marr vetën”, një pjesëtar i grupit të saj tha për HollywoodLife.com, pas vdekjes së Mac. “Ajo do të qëndrojë në shtëpi dhe do ta shfrytëzojë këtë kohë me të dashurit e saj dhe të punojë në projekte të reja”, tha ai.

PEOPLE e konfirmoi më 21 maj, që Ariana dhe Pete Davidson filluan lidhjen e tyre. Informatat për lidhjen e tyre erdhën vetëm dy javë pasi që PEOPLE e konfirmoi që Grande u nda me reperin Miller dhe një javë mbrapa pasi që Davidson e konfirmoi ndarjen e tij nga aktorja Cazzie David, me të cilën ishte në lidhje për një vit./21Media