4 mijë e 789 raste rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit

4 mijë e 789 raste rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Turqi ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga koronavirusi  97 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën, kështu duke e çuar numrin total të vdekjeve në 1 mijë e 198.

Njoftohet se gjatë kësaj kohe janë kryer 35 mijë e 720 teste, prej të cilave 4 mijë e 789 raste rezultuan pozitiv në testet e virusit.

Sipas ministrisë, një total prej 3 mijë e 446 pacientësh, nga të cilët 481 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë. /21Media