Një person i dyshuar dhe i pa njohur deri më tani, ka sulmuar me thikë një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në natën e së shtunës në Dardani të Prishtinës, shkruan rtv21.tv.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për shërim shtëpiak.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media