Franca vendos vitin e ardhshëm VAR-in
15 Dhjetor 2017
Teknologjia e videos po përdorohet gjithmonë e më shumë në futboll
Teknologjia e videos po përdorohet gjithmonë e më shumë në futboll
Liga Franceze e Futbollit nga sezoni ardhshëm prezanton teknologjinë në video – VAR, për të ndihmuar gjyqtarët në marrjen e vendimeve të sakta, u njoftua sot pas takimit të Asamblesë së Klubeve Profesioniste në Paris.
“VAR do të futet nga sezoni 2018/2019. Iniciativa u miratua nga presidentët e klubeve. Kërkesa e gjykatësve dhe publikut, është për futjen e videove”, tha kryetari i Shoqatës së Futbollit Francez, Noel Le Graet.