Milanezët siguruan fitore të lehtë

Milanezët siguruan fitore të lehtë

Interi ka shënuar sonte fitore ndaj Torinos, duke e mposhtur me rezultat 0-3. Me fitoren e siguruar në xhiron e 13-të në Serie A, Interi e ka mbajtur hapin pas Juventusit, në garën për kampionin italian.

Milanezët e dominuan plotësisht takimin, duke arritur që të sigurojnë një fitore të lehtë dhe shumë të rëndësishme, pasi luanin si mysafir.

Vendin e parë në Serie A e mban Juventusi me 35 pikë, ndërsa Interi është i dyti me 34 pikë, kurse Torino është në pozitën e 12-të me vetëm 14 pikë.