Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar statutet e katër universiteteve në Kosovë.

Kësaj i është gëzuar ministri i Arsmit në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj. Ai ka falënderuar deputetët për votimin.

“Ky votim ka hapur rrugën e sigurimit të pavarësisë së plotë të këtyre Institucioneve të Arsimit të Lartë. Qëllimi kryesor është që këto universitete publike të kenë statute të përhershme që i mundësojnë të operojnë si njësi të pavarura buxhetore dhe të përshtasin rregulloret, poashtu vendimarrja e llogaridhënia të jetë e bazuar në këto statute dhe Ligjin e Arsimit të Lartë.Të gjitha këto universitete publike, duhet të punojnë në ngritjen e cilësisë, konkurrueshmërisë, punësueshmërisë dhe ndërkombëtarizimit.”, ka shkruar ndër tjerash Likaj.

Statusi i katër uiniversitetve në Kosovë është miratuar me 61 vota pro./21Media