Manchester United janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë identifikuar James Tarkowskin e Burnleyt.

Mbrojtësi i Burnleyt gjatë merkatos ishte synim i klubit të West Ham United, por shifra e lartë e kartonit të tij ka bërë që lojtari të qëndroj në “Turf Moor”.

Sidoqoftë, kontrata e Tarkowskit me Burnleyn skadon në vitin 2022 dhe verën tjetër mbrojtësi anglez mund të jetë më i lirë.

Sipas “The Athletic”, një qendër mbrojtës është synimi kryesor i Manchester United verën tjetër; Tarkowski i është shtuar listës së transfereve ku bëjnë pjesë edhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly dhe ai i RB Leipzigut, Dayot Upamecano.

Tarkowski, i cili ka lindur në Manchester ka bërë më shumë se 100 paraqitje për Burnleyn që nga koha e hyrjes në Premier Ligë në vitin 2016 dhe bëri paraqitjen e parë për Kombëtaren Angleze në vitin 2018.