Futbollisti spanjoll do të qëndrojë edhe për dy vite me “Djajtë e Kuq”

Futbollisti spanjoll do të qëndrojë edhe për dy vite me “Djajtë e Kuq”

Manchester United ka nisur të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër. Nga klubi do të largohen fillimisht Ander Herrera e Antonio Valencia që nuk kanë vazhduar kontratat, e më pas edhe disa lojtarë të tjerë që nuk janë më pjesë e planeve të Ole Gunnar Solskajer.

Por ka edhe të atillë që po rinovojnë me United dhe njëri prej tyre është Juan Mata.

Spanjolli sot ka nënshkruar kontratën e re me klubin dhe do të qëndrojë në Old Trafford deri më 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mata që i është bashkuar “Djajve të Kuq” në janar të 2014 nga Chelsea për 35 milionë funte, shprehet shumë i lumtur që do të qëndrojë edhe më tutje me United.

“Jam pjesë  e Manchester United tash e pesë vite dhe me krenari e them që Old Trafford është shtëpia ime”, theksoi ai.