Mbrojtësi veteran si duket do të largohet nga kampionët gjermanë.

Jerome Boateng si duket do të jetë futbollist i lirë nga edicioni i ardhshëm pasi krerët e Bayernit nuk do t’i ofrojnë një kontratë të re, raporton “SportBild”.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë do të jetë pa kontratë verën e ardhshme, dhe si duket do të jetë i lirë nga Bayerni të largohet, duke alarmuar shumë ekipe angleze që kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij.

“Bild” raporton se Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuara për Boateng, i cili më parë ishte pjesë e Premier Ligës te skuadra e Manchester City.