Ribery akuzon gjyqtarin në Instagram

Franck Ribery nuk e ka përmbajtur veten pas disfatës nga Reali

Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve, duke pësuar humbje 2:4 nga Real Madridi vetëm pas vazhdimeve.

Disa vendime të dyshimta të gjyqtarëve kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat dhe pothuajse të gjithë futbollistët e Bayernit kanë shprehur frustrimin ndaj këtyre vendimeve.

Franck Ribery ka zgjedhur rrjetin social Instagram për ta akuzuar gjyqtarin hungarez Viktor Kasai me disa postime të njëpasnjëshme.

Francezi ka postuar fotografitë ku shihet se Cristiano Ronaldo ka qenë në pozitë jashtë loje në të dyja golat në vazhdime, si dhe ka shkruar: “Bravo refer, hodhe poshtë një vit punë”.

Back to top button