1 mijë e 340 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve deri më tani me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 51 mijë e 731.
Nga ky numër janë 42 mijë e 215 persona që janë shëruar, mirëpo 1 mijë e 340 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin SARS CoV2.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 4 raste të vdekjes dhe 229 raste të reja me COVID-19. Në mesin e viktimave ishte edhe një 33 vjeçar nga Malisheva i cili humbi jetën shkak i infektimit me këtë virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
363 TË SHËRUAR DHE 229 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, 2 January 2021