Javën e fundit është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, por është rritur edhe numri i testimeve.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 148 raste të reja pas një rekordi testimesh, 1 mijë e 28 sosh.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16 mijë e 754 dhe 652 raste të vdekjes.

Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14 mijë e 617, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 485./21Media