Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 17 mijë e 263.

Ndërsa, 14 mijë e 836 persona janë shëruar nga ky virus. Megjithatë, janë edhe 657 persona të tjerë të cilët janë raportuar se kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, 1 mijë 770 është numri i rasteve aktive.

Gjatë 24 orëve vetëm në komunë e Prishtinës janë raportuar 72 raste, më pas komuna e Gjilanit me 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna Suharekës 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Obiliqit 2 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna Vitisë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.