Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 15 mijë e 208. Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 12 mijë e 815.

Por shkak i infektimit me këtë virus, deri më sot kanë vdekur 615 persona.

Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregojnë se janë 1 mijë 778 raste aktive në vendin tonë.

Nga IKSHPK thonë se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 66 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 22 raste, Komuna Gjilan 8 raste, Komuna Deçan 7 raste, Komuna Ferizaj 5 raste, Komuna Podujevë 5 raste, Komuna Fushë Kosovë 3 raste, Komuna Kamenicë 3 raste, Komuna Pejë 3 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.