Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus, 10 prej tyre në Komunën e Prishtinës.

Kjo e ka shqetësuar të parin e kryeqytetit në kohën kur vendi pritet të heqë masën e ndalim-qarkullimit për qytetarët.

40 raste të reja sot, prej të cilave 10 raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca dy metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme. Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.