Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me IADK kanë nënshkruar kontrata me dhjetë përfitues në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.

Nëntë fermerë janë përfitues të serrave dhe një fermer është përfitues i mekanizmit bujqësor. Përfituesit e serrave do të marrin inputet përcjellëse, fidanët dhe motokultivatorët me frez, ndërsa përfituesi i mekanizmit bujqësor do të marr makinë për sillazhim dhe mbledhëse të sanës, gjithashtu në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me fermerët përzgjedhës.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimin, ndërsa fermerëve përfitues i ka uruar punë të mbarë.

“Falënderoj IADK-në për bashkëpunimin, jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet që I kemi realizuar së bashku, ndërsa fermerët përfitues falënderoj për besimin e treguar duke ardh për të aplikuar në Institucionin tonë. Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të kritereve të aplikimit sepse kur ndihmohen të rinjtë zhvillohet e ardhmja e vendit”, ka thënë Arifi.

Ndërsa drejtori gjeneral, Zenel Bunjaku nga Inicativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) ka thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e realizuar me Komunën e Kamenicës përkatësisht me DBPZHR-në, sepse Kamenica ka potencial për zhvillimin e bujqësisë.

“Sot nëshkruam kontrata me përfituesit e serrave dhe përfitues të mekanizmit bujqësor. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Komunën e Kamenicës. Ky është një projekt mjaft i mirë për të rinjt e Kamenicës, sepse Kamenica ka potencial edhe natyror edhe ujor dhe puntorë të mirë që mund të zhvillojnë këtë sektor. Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë edhe në sektorët e tjerë”, ka thënë ai.

Njё ndёr objektivat kryesore të këtij projekti është pёrkrahja e të rinjëve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.