Një tren mallrash dhe një tren udhëtarësh janë përplasur, sipas një deklarate të Ministrisë

Një tren mallrash dhe një tren udhëtarësh janë përplasur, sipas një deklarate të Ministrisë

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në Al-Bahaira, në veri të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat në Kom Hamada, zona ku u regjistrua aksidenti, njoftoi Khaled Megahed, zëdhënës i Ministrisë.

Personat e plagosur janë transportuar drejt qendrave spitalore.

Pamjet e publikuar në televizion shfaqin civilë dhe ekuipazhet e ndihmës së shpejtë në përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga zona e aksidentit.

“Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:45”, pohoi për median Nadia Abdou, guvernatorja e Al-Bahaira. Shkaku i aksidentit nuk bëhet i ditur për momentin, shtoi ajo.