Para 10 vjetësh Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Pjesë e ekipit që përfaqësonin Kosovën ishte edhe Osmani, të cilën e kujtoi sot përmes një statusi në rrjetet sociale.

“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, deklaroi Osmani./21Media