Klinika Infektive ka njoftuar se 106 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Sipas raportit ditor të Klinikës, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë“, bëhet e ditur në raportin e Klinikës.

Gjithashtu bëhet e ditur se sot lirohen 6 persona për tu futur në vetizolim në shtëpi.

Në objektin e mjekësisë sportive, aktualisht janë 3 raste me COVID-19. Infektiva thotë se 1 person është i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë do të transferohen nga Klinika Infektive.

Ndërsa, në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë të dyshuar me Covid-19. 3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektive.  /21Media