12 mijë e 774 raste aktive me COVID-19
8 Dhjetor 2020
Edhe 12.774. persona vazhdojnë të jenë aktiv me Covid-19 në Kosovë, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Dje janë regjistruar edhe 519 raste pozitive nga 1.407 mostra të testuara, ndërsa janë konfirmuar 926 të shëruar.
I lartë vazhdon të jetë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, vetëm dje janë regjistruar 14 raste. Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe
1.120 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste./21Media