12 pacientë të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë bërë të ditur, se 8 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 1 është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe një tjetër ka arritur që të shërohet nga virusi korona.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, që nga e hëna në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media