12 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, prej tyre 6 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa asnjë pacientë nuk është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona. Kurse numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 457. /21Media