127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator dhe 100 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu janë edhe 32 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 mjek, 12 infermier dhe 11 punëtor të administratës dhe shërbimit teknik.

“127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 100 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.