Sulmuesi i FC Ballkanit, Mirlind Daku është duke kaluar momente të jashtëzakonshme këtë edicion ku ka realizuar 14 gola në shtatë ndeshjet e para të sezonit 2020/21.

Skuadra nga Suhareka po e kryeson renditjen tabelare me 19 pikë të mbledhura pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara dhe Daku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këte drejtim me 15 golat e tij.

Sot, Ballkani e mposhti rivalin direkt për titull, Dritën me dy golat e realizuar pikërisht nga Daku. Pas kësaj fitore ai ka reaguar përmes një postimi në Facebok.

“Falemnderimi i takon Allahut që pas shumë vështërsive po kaloj një moment të tillë! Vazhdojmë +3 FC Ballkani”, ka shkruar Daku në profilin e tij në Facebook.

Falemnderimi i takon Allahut qe pas shume veshtiresive po kaloj nje moment te tille!
Vazhdojme +3
FC Ballkani 🧡

Posted by Mirlind Daku on Wednesday, October 21, 2020