Në Spitalin e Pejës po trajtohen 146 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv me SARS CoV2.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë në respirator, ndërsa 101 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 27 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 146 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.