Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile

Sot mbushen 155 vjet nga vrasja e presidentit amerikan Abraham Lincoln. Ai u vra më 14 prill të vitit 1865 teksa bashkë me të shoqen po shikonin një shfaqje në kinemanë ‘Ford’ në Uashington.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.

Lincoln vazhdon të mbetet një nga udhëheqësit më të dashur të SHBA-së, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botëror.