Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​17 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

1 min read

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se për 24 orë janë realizuar 4.072 testime, prej të cilave 554 kanë rezultuar pozitivë.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 891 persona kurse betejën me virusin e kanë humbur 17 pacientë.

Viktimat më të reja në moshë janë nga Shkupi edhe atë një 33, 34 dhe 36-vjeçar.

Raste aktive në vend janë 12.433./TV21