Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para pozitive me COVID-19, në Kosovë numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 17 mijë e 943.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga ky numër kanë arritur që të shërohen 15 mijë e 88 persona. Megjithatë, janë 663 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Ndërkaq numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2 mijë e 192.

E me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Prishtinës 72 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Më pas është Gjilani me 20 raste, Fushë Kosova me 17 raste, Gjakova me 15 raste, Vushtrria me 9 raste, Skenderaj me 8 raste, me 7 raste është Peja, ndërsa me 6 raste janë Ferizaj e Mitrovica. Ndërsa, Lipjani 5 raste, komuna e Obiliqit 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime./21Media