Prej 13 marsit, kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve në Kosovë, numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 204 raste.

Janë 10 mije 643 prej tyre që kanë arritur që të shërohen nga virusi korona. Mirëpo, 568 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri rasteve aktive është 2 mijë e 993.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka raportuar për 85 raste të reja me COVID-19, ndërsa për këtë periudhë sipas të dhënave, 97 persona u shëruan.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Sërish Prishtina prin për nga numri i rasteve me COVID-19 nëpër komuna.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.