Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike listën e votave që kanë marrë kandidatët nga komunitet joshumicë në zgjedhjet e 14 shkurti.

10 vende në Kuvend ka marrë Lista Serbe dhe 10 vende subjektet tjera politike të komuniteteve joshumicë.

Lista Serbe ka marrë ose 5.06% të votave, dhe do të ketë 10 deputetë të cilët janë Slavko Simiq me 19 mijë e 728 vota, Igor Simiq, me 19 mijë e 263 vota, Miljana Nikoliq me 18 mijë e 348 vota, Zoran Mojsiloviq me 18 mijë e 340 vota, Ivan Todosijeviq me 17 mijë e 980 vota, Verica Qeraniq me 15 mijë e 394 vota, Branislav Nikoliq me 14 mijë e 499 vota, Milos Peroviq me 14 mijë e 392 vota, Ljubinko Karadziq me 13 mijë e 804 vota dhe Jasmina Dediq me 13 mijë e 793 vota.

Sipas rezultateve, dy deputetë i takojnë Kosova Demokratik Turk Partisi, konkretisht Fikrim Damka me 3 mijë e  783 vota dhe Fidan Jilta me 2 mijë e 515 vota.

Pastaj nga Romani Inciyativa, Fadil Gashi ka marrë 1 mijë 928 vota dhe Hatixhe Dorodeviq ka marrë 713 vota.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2 mijë e 310 vota.

Deputet nga Koaliciija Vakat është Brahim Shabani, i cili ka marrë 2 mijë e 763 vota.

Ardijana Hodziq nga Ujedinjena Zajednica ka marrë 5 mijë e 183 vota dhe Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 973 vota. Kurse, Emilija Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka ka marrë 2 mijë e 97 vota.

Adem Hoxha nga Jedinstvena Goranska Partija ka marrë 1 mijë e 375 vota./21Media