Më 21 prill të vitit 1998 forcat serbe sulmuan fshatin Baballoq

Më 21 prill të vitit 1998 forcat serbe sulmuan fshatin Baballoq

Shënohet 22 vjetori i nisjes së luftimeve frontale në Rrafshin e Dukagjinit. 22 vjet më parë ishin djemtë e Baballoqit që ia kthyen pushkën armikun, duke u përballur në Betejën e Baballoqit.

Më 21 prill të vitit 1998 forcat serbe sulmuan fshatin Baballoq duke bërë kështu që të niste lufta frontale në Dukagjin, Zonë kjo që u drejtua nga fillimi e deri në përfundim të luftës, nga Ramush Haradinaj.

Për këtë përvjetor dhe në pamundësi që të bëhen homazhe për shkak të pandemisë, njëri nga drejtuesit e luftës në këtë fshat, Florim Mataj i ka kujtuar 12 dëshmorët e Baballoqit.

“Burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike. Pas fillimit të luftës më 21 prill të vitit 1998, fillon edhe organizimi i shtabit lokal të UÇK-së në Baballoq i cili ishte nën komandën e Zonës Operative të Dukagjinit që drejtohej nga Ramush Haradinaj. Prandaj në këtë ditë historike, falemnderimi ynë i përjetshëm shkon për të gjithë ata që kapën pushkën për t’i dalë Zot atdheut. Mirëpo, përulësisht dhe përjetësisht do t’ju jemi mirënjohës 12 dëshmorëve të Baballoqit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për liri”, ka shkruar Mataj.