23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali bëjnë të ditur se 17 pacientë janë me oksigjenoterapi, dhe se 7 janë të në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkaq, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 34 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në nivel të Kosovës 1 mijë e 572 raste janë aktive me Covid-19.  /21Media