​3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19

 

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë 303 raste aktive me COVID-19.

Që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tani, shkak i virusit kanë vdekur 2 mijë e 241 qytetarë. Ndërsa, 107 mijë e 269 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga infektimi me virusin janë shëruar 101 mijë e 725 persona.

Dje Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka raportuar për një rast të vdekjes dhe 11 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skënderaj dhe Viti./21Media

Back to top button