Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 17 raste, Komuna Gjilan 9 raste, Komuna Istog 5 raste, Komuna Kamenicë 4 raste, Komuna Fushë Kosovë 3 raste, Komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 622. Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572./21Media