Numri i njerëzve që u shëruan nga koronavirusi në botë arrin shifrën 32 milionë, sipas të dhënave nga Worldometers.

Deri më tani, 32 milionë e 1 mijë e 313 pacientë janë shëruar nga koronavirusi në botë ose 96 për qind e 43 milionë e 520 mijë e 941 e të gjitha rasteve të regjistruara.

1 milionë e 161 mijë e 360 njerëz kanë vdekur nga pasojat e sëmundjes infektuese deri më tani, që është katër për qind e numrit të përgjithshëm të pacientëve.

Aktualisht janë 10 milionë e 358 mijë e 268 raste aktive. Simptomat e lehta të sëmundjes tregohen nga 99 për qind e të infektuarve ose 10 milionë e 280 mijë e 49 njerëz, ndërsa 78 mijë e 219 pacientë janë në gjendje kritike.